
Dinamo - Erzeni
Dinamo ka befasuar me çmimet e biletave, për ndeshjen ndaj Erzenit në stadiumin “Air Albania”. Më e lira është 1000 lekë të reja, prapa porte.
Ky çmim “i kripur” vjen ndaj shijakasve, që në “Air Albania” kanë qenë të shumtë si me Partizanin dhe Tiranën. Po ashtu kanë ditur të tregojnë veten në ndeshje të veçanta.
Dinamo luan ditën e diel në orën 18:00. Ndërkohë Tirana pret Kukësin, të shtunën ora 15:00 dhe bileta më e lirë është 400 lekë të reja. Ndryshim ky që është më shumë se dyfishi.
A është “kurth” për tifozët e Erzenit që të jenë më të pakët? Kjo mbetet për t’u parë. E sigurt që numri i tifozëve nuk do të jetë i lartë. Kjo pasi të dëmtuar janë dhe tifozët dinamovitë.
Poll