
Vllaznia dhe Elbasani do të përballen më njëra-tjetrën këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 19:00.
Sigurisht ashtu si në çdo sfidë, nuk do të mungojnë tifogrupet ultras respektive. Por këtë herë do të jetë ndryshe, sepse “Vllaznit Ultras” dhe “Tigrat Verdheblu” do të bëhen bashkë në një tribunë, pasi dihet që këto dy tifogrupe janë të binjakëzuara.
Njoftimi i “Tigrave Verdheblu”:
Ditën e dielë, datë 6 Tetor ora 19:00 , në shtëpinë tonë mirëpresim vllaznit tanë. I ftojmë djemtë e "Vllaznit Ultras" të bashkohen me "Tigrat" në tribunën D , për ti dhuruar një mesazh domethënës tifoskenës shqiptare.