Partizani ka nisur një nismë për promovimin e Final Four, ku kërkon mbështetje maksimale të tifozërisë drejt rrugës për të mbrojtur titullin kampion.
Klubi i kuq është mjaft aktiv në rrjete sociale ku u janë bashkuar edhe ish-idhuj të tifozëve si Caleb Ekuban dhe Jasir Asani të cilët nëpërmjet medias së klubit, mbështesin ‘Demat’ nga larg.
Së fundmi, klubi ka bërë një tjetër thirrje ku kërkon ndihmën e të gjithë dashamirësve të kuq që të jenë të pranishëm në stadium së bashku me familjet e miqtë e tyre.
“Së bashku si familje. Merrni miqtë dhe familjen tuaj. Bëhuni pjesë e kësaj mbrëmjeje magjike”, shkruan klubi.
Poll