Ka përfunduar në barazim 0 – 0, ndeshja Teuta – Elbasani, java e 14-të në Superiore. Takimi u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa nuk prodhoi asnjë gol. Pas këtij takimi ka folur trajneri i Teutës Enkeleid Dobi:
“Na munguan dy gola sot. Por jam krenar për ekipin se si e interpretuam ndeshjen. Djemtë kanë respektin tim për taktikat e prezantuara në fushë. Më vjen keq për dy pikët e humbura.
Me gjithë respektin për Elbasanin, ndeshja do kishte dalë 2 – 0 apo 3 – 0 për ne. Kjo është provë e mirë për ekipin dhe vlerat tona. Po mbajmë stabilitet dhe vazhdimësi.
Dihet që Teuta ka filozofinë e vetë. Mund të jemi fleksibël në taktikat tona, duke iu përshtatur rivalit. Ne duam të luajmë futboll, të tregojmë lojë të bukur dhe të kënaqim. Ka disa raste që krahu i majtë çalon, duke na krijuar hapësira për rivalin”.
