
Fjoart Jonuzi
Mesfushori i Tiranës, Fjoart Jonuzi foli për median e klubit pas ndeshjes miqësore me Ballkanin të përfunduar në barazim 2-2 ku ai vetë ishte autor i një goli.
“Goli është një plus për çdo lojtar pasi të jep besim duke parë edhe kundërshtarin që ka cilësi, kundërshtar që përballet në Europë me ekipe të forta. Më pëlqeu sot performanca e ekipit dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.
Ndoshta është edhe pozicioni pasi tani jam më i lirshëm përpara dhe kam mundësi të jem më afër portës. Ndihem mirë në këtë pozicion.
Fazën përgatitore e kemi bërë shumë mirë, por nuk mund të them që jemi në 100% tonë fizik. Duhet kohë, normale, deri në fund të ditëve që të marrim veten. Të vazhdojmë kështu”, tha Jonuzi.
Poll