Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbizotërues në çdo STATISTIKË, Vllaznia dhe Brdaric "makth" për Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbizotërues në çdo STATISTIKË, Vllaznia dhe Brdaric
Fotomontazh/ Ilir Daja - Thomas Brdaric

Dinamo – Vllaznia është një nga sfidat më interesante dhe që pritet të jetë e luftuar mes dy ekipeve. Takim që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Një përballje mjaft e rëndësishme, ku do të marrë edhe vëmendjen e tifozëve. Dinamo me Ilir Dajën ka gjetur vazhdimësinë, ndërsa përballë do të kenë kryesuesit e Superiores. Shkodranët janë skuadra më në formë e kampionatit, teksa pas 6 ndeshjes kanë arritur të sigurojnë 13 pikë.

Ndërkohë “Blutë” nga ana tjetër kanë 8 pikë dhe ndodhen në vendin e 5-të. Sfida ndaj shkodranëve nuk do të jetë aspak e lehtë për dinamovitët, të cilët do të duhet të sfidojnë edhe të kaluarën.

Në fakt Vllaznia she Thomas Brdaric janë një “makth” i vërtetë për Dinamon dhe Ilir Dajën. Kjo pasi trajneri i shkodranëve dhe kuqebluve janë superiore ndaj kundërshtarëve të tyre.

Brdaric ështe përballur 4 herë në të kaluarën me Dinamon, ku i aka dalë të marrë 3 fitore dhe 1 barazim. Kjo do të thotë që trajneri i kuqebluve di si fitohet ndaj dinamovitëve. Ndërkohë nga krahu tjetër Ilir Daja është përballur 21 herë në të kaluarën me Dinamon dhe ka mundur të marrë 7 fitore, 6 barazime dhe 8 hum je.

Por nëse shikojmë edhe historinë e përballjeve të dy trajnerëve mes tyre vëmë re se sërish Brdaric është superior. Dy trajnerët në të kaluarën janë përballur 6 herë mes tyre, trajneri i Vllaznisë i aka dalë të fitojë 3 herë dhe 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Kështu Daja pavarësisht se është një nga trajnerët më të mirë në vendin tonë, sërish nuk ia ka dalë të mposhtë rivalin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga