
Vllaznia / Vllaznit Ultras
Vllaznia prezanton sot Erdenis Gurishtën. Siç Newsport.al raportoi dje, ish-kapiteni kuqeblu la Bullgarinë për t’u kthyer sërish në Shkodër.
29-vjeçari numëron mbi 200 ndeshje me fanellën e Vllaznisë ku shënon 6 gola dhe 9 asiste. Mbrojtësi i djathtë ia doli që me anë të Vllaznisë, të grumbullohet nga Kombëtarja e Shqipërisë para 2 viteve.
Ky konsiderohet afrimi i katërt për Vllazninë në këtë merkato. Kujtojmë se më parë kanë hedhur firmën Kahrimanovic, Deliu dhe Melos Bajrami.
Poll