Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbeten “thatë” ekipet e Superiores, Fjoart Jonuzi do të bashkohet me ish-trajnerin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Mbeten “thatë” ekipet e Superiores, Fjoart Jonuzi do të
Fjoart Jonuzi

Fjoart Jonuzi pas largimit nga Tirana duket se ka vendosur të largohet edhe nga Superiorja. Për mesfushorin kanë interes konkret Vllaznia dhe Egnatia, por duket se ekipet e Superiores do të mbeten “thatë”.

Kjo pasi 28-vjeçari ka gjetur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën. Jonuzi me shumë gjas ado të rikthehet në Kosovë, teksa këtë herë pritet të bëhet pjesë e Ballkanit.

Bisedimet mes palëve janë në rrugën e duhur dhe nëse kjo lëvizje do të realizohet, atëherë mesfushori do të rigjente ish-trajnerin e tij, Orges Shehi. Dyshja kanë bashkëpunuar mes tyre edhe te Tirana 2 sezone më parë.

Për Shehin dhe kampionët e Kosovës, afrimi i kuksianit do të ishte një vlerë e shtuar, pasi eksperienca e tij do të jepte siguri në skuadër. Kujtojmë se në karrierën e tij Jonuzi ka luajtur për ekipe si Kukësi, Laçi, Gjilani, Vllaznia dhe Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga