Partizani luan sot në orën 20:00 përballë Skënderbeut. Një përballje mjaft interesante, që vlen për javën e dytë të Superiores.
Korçarët janë klubi i vetëm shqiptar, përballë të cilit Partizani nuk ka një bilanc pozitiv që pas ringjitjes në Superiores. Statistikat tregojnë se nga sezoni 2013/14, të kuqtë dominojnë përballjet direkte me çdo klub shqiptar.
Ndaj Skënderbeut, që kur president është Gazment Demi, janë luajtur 40 ndeshje. 14 prej tyre janë fituar dhe 16 kanë qenë humbje. 10 të tjerat janë ndarë barazim, ndërsa bie në sy dhe golavarazhi negativ.
Si me asnjë klub tjetër, Partizani ka golavarazh -7. Dy skuadrat që ndajnë prej vitesh një rivalitet të madh mes tyre, sot do luajnë aktin e radhës.
Poll