
Olsi Rama nuk ka lënë pa prekur as trajnerin më ‘hit’ të momentit në Superiore. Drejtori flet për miqësinë që ka me Ilir Dajën, i thur elozhe si dhe shpjegon kohën e njohjes me të pikërisht te klubi i Partizanit. Drejtuesi i kuq e respekton trajnerin e Dinamos për çfo aftësi që mbart.
Në krahun tjetër, i ngacmuar nga Çarçani për punën e tenikëve, Rama përmend dhe një tjeëtër trajner po kësaj radhe ëpr keq. Ju kujtohet Sormani? Italiani i ka lënë shije super të hidhur Olsit me gjestin në kohën e Covid e për më tepër në një derbi.
“Po të flas për një trajner që ma hoqi trurin me të vërtetë. Ishte Sormani që nuk erdhi në ndeshjen derbi me Tiranën. Ndërroi veten e vet me Kalarin dhe ky ishte një nder për ne. Ma lejon etika t’a them. Sormani braktisi skuadrën në kohën e Covid-it dhe kjo ma hoqi trurin. Si mund të braktisësh ndeshjen?
Ilir Daja, është një mik i imi. Miqësinë e krijova me të nga Partizani. Ka respekt maksimal për etikën e punës, kulturën e punës dhe ndershmërinë profesionale. Dajën e njoh që nga koha kur ishte më i dobët, kur luante futboll. Keni folur mjaftueshëm këtu për të”, u shpreh Rama.