Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet paralelisht në Tiranë e Korçë, vëmendja edhe në Shkodër. Mësoni duelet e sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet paralelisht në Tiranë e Korçë, vëmendja edhe
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e sotme do të zhvillojë 3 duele mjaft të luftuara që janë të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit. Takime që do të luhen në 2 orare të ndryshme, ku 6 ekipe do të sfidohen mes tyre për 3 pikët e kësaj jave.

Kështu gjithçka do të nisë me sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos, takim që do të startojë në orën 17:00 dhe që do të luhet në Korçë. Vendasit do të kërkojnë medoemos fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetësën, nga ana tjetër dinamovitët tentojnë kreun e renditjes.

Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në Tiranë. Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” mes tyre Partizani dhe Laçi, takim shumë delikat për objektivat e dyja skuadrave. te të kuqtë do të debutojë në stol Skënder Gega, me këtë të fundit që kërkon ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij të radhës te kryeqytetasit.

Vëmendja gjithashtu do të jetë edhe në “Loro Borçi” në orën 20:00 aty ku Vllaznia pret Teutën. Shkodranët kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, ndërsa durrsakët pas fitores së fundit me Skënderbeun synojnë një tjetër 3 pikësh për të qëndruar larg zonës “Play-Out”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga