
Ditën e sotme Superiorja merr vëmendjen me 3 ndeshje shumë të luftuara. 6 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët e fundit të fazës së 3-të.
Kështu gjithçka do të startojë me duelin mes Dinamos dhe Laçit, përballje kjo që do të nisë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Dinamovitët prej 4 ndeshjesh nuk e njohin fitoren dhe ndaj kurbiasve nuk kanë rrugë tjeër veçse 3 pikëve. Ndërkoë bardhezinjtë nga ana tjetër janë një prej skuadrave të momentit dhe ndaj “Bluve” kërkojnë vazhdimësinë.
Në orën 17:30 do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Shkodër. Partizani pret Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Elbasani.
Si “Demat” ashtu edhe ballshiotët kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, ndërsa nga ana tjetër shkodranët luajnë në shpëti dhe pikët i kanë shumë të rëndësishme, njësoj si elbasanasit.
