Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Vllaznisë, Da Silva: Më pëlqen që t'iu shënoj ish-ekipeve

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Vllaznisë, Da Silva: Më
Victor Da Silva

Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të ballshiotëve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, autori i golit Da Silva.

“Unë jam shumë i lumtur, por e rëndësishme është që ne fituam sot. Jam i lumtur për golin, por shumë më i lumtur për fitoren e sotme, goli ishte thjeshtë një pjesë e lojës.

 Mendoj që me këtë fitore bëmë mirë, kemi edhe 3 ndeshje të tjera të shohim çfarë ndodh. Objektivi i klubit është të qëndrojë në Superiore dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Me këtë fitore të sotme besoj se kemi bërë gjysmën e punës.

Gola ish-ekipeve si Vllaznisë sot dhe Partizanit më herët? Ne këtë kemi folur edhe me çunat dhe kam këtë “qejf” për të shënuar me ish-ekipet e mia. Por më shumë po mundohem që të ndihmoj ekipin e Bylisit që të qëndrojë në Superligë.

Partizani, Vllaznia, Bylis, cilën fanellë ke ndjerë më shumë? Unë jam një futbollist profesionit, kudo luaj jap maksimumin tim dhe kam ndjerë çdo fanellë ku kam laujtur më parë, por edhe tani. Kemi një trajner që vendos për ne. Tek Bylisi jam përshtatur mjaft mirë”, është shprehur Da Silva.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga