Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi në barazim me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, portieri bardheblu Gentian Selmani.
“Faleminderit për këtë vlerësim. Puna ime është që të ndihmoj ekipin dhe të jem një pikë e fortë. Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk morëm rezultatin që donim. Duhet të përgatitemi që të jemi gati për Teutën.
Sa përgjegjës ndiheni? Për situatën që ndodhemi normal që ndiejmë përgjegjësi pasi jemi lojtarë me eksperiencë. E ndiejmë peshën e kësaj fanelle, por ka qenë ngërç psikologjik. Është hera e parë që më ndodh me kaq shumë barazime. Shpresoj të ndryshojmë që nga ndeshja e radhës, për klubin dhe për tifozët.
Duhet të qëndrojmë pozitivë. Të vazhdojmë punën kokëulur. Ne në çdo ndeshje futemi për të fituar, nuk na takon që të jemi në këtë pozicion ku jemi në tabelë”, është shprehur Selmani.