
Dinamo me në krye Ilir Dajën prej ditësh vazhdojnë përgatitjet për duelin e ardhshëm në kampionat, atë ndaj Skënderbeun, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në Korçë. Një ndeshje e rëndësishme për dinamovitët që synojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes në derbi me Partizanin.
Por Daja është me “dhimbje koke” par akësaj përballjeje. Një nga titullarët e skuadrës e mban në ankth për sfidën me korçarët. Bëhet fjalë për Naser Alij, i cili ka disa shqetësime muskulore.
Lojtari rrezikon duelin me Skënderbeun dhe gjendja e mbrojtësit të Kombëtares do të shikohet me imtësi nga stafi i kryeqytetasve. Te Dinamo shpresojnë që deri të shtunën Aliji të rikuperohet dhe të jetë gati, pasi në të kundt do i linte nevoja Dajës të bënte llogaritë pa shërbimet e tij.