Vora 4 – 2 Elbasani (Daka 4', Luis Felipe 69', Karrica 77', 89' / Boye 47', Bunjaku 71' )
Vora ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Elbasanit në shtëpi, duke i mposhtur me rezultatin 4-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Abissnet Superiore.
Nga stadiumi "KF VORA", vendasit gjetën golin e avantazhit përmes Dakës që në minutën e 4-të, gol që mbylli dhe pjesën e parë të sfidës. Miqtë rikthyen ekuilibrat në minutën e 47-të në sajë të sulmuesit Boye i cili nuk e kishte të vështirë të mposhte portierin Harizaj.
Reagimi i vorakëve erdhi në minutën e 69-të falë Luis Felipes, ndërsa Bunjaku iu kundërpërgjigj me Bunjakun në të 71-tën. Kur u mendua se rezultati do të përfundonte në barazim, mendoi Karrica i cili shënoi një dopietë personale në minutat e 77-të dhe 89-të, duke rrëmbyer tre pikë të çmuara në luftën për mbijetesën.
Me këtë rezultat, skuadra e Arjan Bellait shkon në kuotën e 38 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të 7-të që mposhti në Durrës Teutën, ndërsa Elbasani mbetet me 62 pikë në vendin e parë.
“Abissnet Superiore”: Java 34
Stadiumi: “FK Vora”
Arbitër: Ermis Çelaj
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Shehi, Vrapi, Prestige, Dalipi, Kashari, Barjamaj, Daka, Kasalla, Luis Felipe. Trajner: Arjan Bellai.
ELBASANI: Gega, A.Kasa, Lila, Musta, K.Kasa, Qose, Ibraimi, Bunjaku, Boye, Diallo, Ze Gomes. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
LIVE:
Mbyllet sfida në "KF VORA", Vora 4-2 Elbasani.
89' GOL VORA! Shënon të dytin Karrica.
77' GOL VORA! Shënon Karrica.
71' GOL ELBASANI! Shënon Bunjaku.
69' GOL VORA! Shënon Luis Felipe.
47' GOL ELBASANI! Shënon Boye.
45+2' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
4' GOL VORA! Shënon Daka.
1’ Vora do pikë jetike, Elbasani në fushë për të blinduar kreun! Nis dueli në Vorë.
