Vllaznia 2 – 1 Tirana (Balaj 51', 84' / Haxhiu 13')
Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores përfundoi me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua nga vendasit 2-1.
Në fillim ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Rimal Haxhiut. Ky i fundit shënoi një supergol në minutën e 13-të.
Por kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj aktivizoi fuqitë e tij dhe përmbysi ndeshjen. Si fillim shkodrani shënoi në minutën e 51-të, e më pas në të 84-tën, duke i dhënë të tijëve një fitore prestigji në Klasike.
Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian.
Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara, bardheblutë e Tiranës mbeten në vendin e 9-të, atë të parafundit.
Superiore: Java 20
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Andi Koçi
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Deliu, Doda, Yago, Stojanovic. Trajner: Tomas Brdaric.
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Marku, Prengaj, Abah, Haxhiu, Përgjoni, Ndreca, Ismajli, Meta. Trajner: Gugash Magani.
LIVE:
84' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.
51' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.
45+2' Mbyllet pjesa e parë, Tirana udhëheq 0-1.
45' Bekim Balaj pranë golit.
13' GOL TIRANA! Shënon Rimal Haxhiu.
7' Bardheblutë e Maganit vendosin në vështirësi Vllazninë, radhën e ka Prenga.
6' Tirana tenton të rrezikojë, por Ismajli kapet në pozicion të parregullt.
1' Nis supersfida mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin "Loro Boriçi".