
Teuta 2 – 1 Egnatia (Boçi 4', Toma 74' / Bakayoko 81')
Superiore: Java 18
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Tafas, Marku, Kotobelli, Jazxhi, Simeu, Kruja, Beqja, Lloci, Boçi, Preknicaj, Torraj. Trajner: Edi Martini.
Egnatia: Dobjani, Dylisse, Veseli, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ndreca, Ujka, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
Teuta merr një fitore të madhe ndaj kampionëve të Shqipërisë me shifrat 2-1. Durrsakët arritën të realizonin në këtë përballje me Boçin dhe Tomën. Ndërsa Egnatia me Bakayoko, por nuk arritën të barazonin me Zejnullain që gaboi nga penalltia.
Me këtë humbje, ekipi i Tetovës humbet dhe kreun duke mbetur në vendin e këtrt me një pikë larg Dinamos kryesuese. Ndërsa Teuta në vendin e gjashtë me 22 pikë, pesë pikë larg zonës së ftohtë.
Penalltia e Zejnullait
89’ Zejnullai shpërdoron penallti për Egnatian, mesfushori godet sipër traversës
88’ Penallti për Egnatian, prekje me dorë në zonë e durrsakëve
Goli i Bakayoko
81’ Egnatia ngushton shifrat me Bakayoko, Ujka i shërben dhe sulmuesi shënon me portën e boshatisur
Goli i Tomës
74’ Realizon sërish Teuta, kësaj radhe me Toman. Kotobelli shërben mjaft mirë për të dhe Toma arrin të mposhtë Dobjanin
68’ Redi Kasa provon portën nga distanca, por Tafas kontrollon topin
63’ Egnatia flirton me golin me Xhemajlin, por goditja e tij me kokë shkon ngjitur me shtyllën
57’ Goditje e rrezikshme nga vendasit me Simeu që godet me kokë, por Fangaj largon topin
54’ Egnatia provon me krosime të rrezikshme në zonën e Teutës, por këta të fundit menaxhojnë mirë situatën
46’ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”
45+6' Mbyllet pjesa e parë.
43' Rinis sfida mes Teutës dhe Egnatias.
38' Fiken dritat në stadiumin e Durrësit, ndalet ndeshja.
30' Xhemajli i afrohet golit, Tafas reagon mjaft mirë.
4' GOL TEUTA! Shënon Boçi.
1' Shkelmohet topi i parë në "Niko Dovana".