Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Mesfushori nigerian “nderon” Ilir Dajën, Dinamo i jep leksione Egnatias dhe “blindon” vendin e katërt

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mesfushori nigerian “nderon” Ilir Dajën, Dinamo i jep
Dinamo - Egnatia

Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-0.

Protagonist absolut në këtë supersfidë, ishte mesfushori dinamovit, Malomo. Ky i fundit ishte autori i dy golave, në minutën e 15-të dhe në atë të 20-të, duke “marrë për dore” ekipin.

Kështu, Dinamo konsolidon pozitën në vendin e katërt, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve, 3 më shumë se Partizani. Në krahun tjetër me 54 pikë, Egnatia mbetet në vendin e 3-të.

Dinamo 2 – 0 Egnatia (Malomo 15', 20')

“Abissnet Superiore”: Java 34
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: 
Teqja, Ismaili, Aliji, Goudiaby, Guindo, Nani, Malomo, Qefalija, Beqja, Neziri, Bregu. Trajner: Ilir Daja.
EGNATIA: 
Tandilashvilli, Aliyev, Poçi, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Albanese, Xhemajli, Kryeziu, Fangaj, Ruçi. Trajner: Julian Brahja.

NDESHJA:
90+7' Mbyllet ndeshja, 2-0.
45+2' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
20' GOL DINAMO! Shënon Malomo.

15' GOL DINAMO! Shënon Malomo.


1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis dueli mes Dinamos dhe Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu