![VIDEO/ Viti i ri nis mbrapsht për Dinamon e Ilir Dajës, Bylis merr 3](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1736518884xscreenshot-3-935.jpg)
Ka përfunduar sfida mes Bylisit dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.
Ishin pikërisht këta të fundit që shënuan golin e parë me anë të Markut në minutën 19’. Në krahun tjetër, Dinamo barazoi shifrat me Zabërgjën në të 49-tën. Ndërsa në frymën e fundit të sfidës, ishte Berko që shënoi një gol të çudtishëm, për t’i dhënë fitoren Bylisit.
Me këtë fitore, ballshiotët e drejtuar nga Nevil Dede shkojnë në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Djës mbetet në vendin e parë me 34 pikë.
BYLIS – DINAMO 2 - 1 (Marku 19', Berko 90+3' / Zabërgja 49')
Superiore: Java e 20
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Florjan Lata
Formacionet zyrtare:
Bylis: Hasanbelli, Bruno, Gjata, Aboubacar, Ruci, Malomo, Ofori, Marku, Alex Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede
Dinamo: Teqja, Zabërgja, Bakary, Maliqi, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+3'- Gol Bylis, Berko shtang Dinamon.
49'- Gol Dinamo, Zabërgja barazon shifrat.
45'- Mbyllet pjesa e parë, Bylisi kryeson 1-0 ndaj Dinamos.
19'- Bylisi kalon ne avantazh, Marku shenon golin e pare per ballshiotet dhe te parin per vitin 2025.
13' - E pabesueshme çfarë humbet Ruçi. Teqja pret fillimisht gjuajtjen Karamba, por Ruçi nuk e shfrytëzon siç duhet topin e kthyer nga portieri.
5'- Dinamo jep shkëndijën e parë, Nani kërcënon Hasanbellin.
1’- Starton sfida në Ballsh, Bylis dhe Dinamo synojnë 3 pikët e para për vitin 2025.