Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ S’ka fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo mban gjallë shpresat e verdhebluve për “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ S’ka fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo mban
Pamje nga sfida Elbasani - Dinamo

Elbasani 1 – 1 Dinamo (Musta 71' / Karamba 38')

Elbasani dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1.

Golin për dinamovitët e shënoi Karamba që në minutën e 39-të. Ndërsa për golin e barazimit te verdheblutë mendoi mbrojtësi, Emiljano Musta, i cili shënoi në minutën e 73-të.

Pas këtij barazimi, Elbasani mban gjallë shpresat për “Final 4”, me 37 pikë në vendin e 5-të, 7 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt. Në krahun tjetër, me 51 pikë, Dinamo renditet e dyta.

Superiore: Java 30
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI:
 Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, A. Kasa, Dros, Qose, Lajthia, Joel, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
DINAMO: 
Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Maliqi, Toli, Jonuzi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
71' GOL ELBASANI! Shënon Musta.

38' GOL DINAMO! Shënon Karamba.

13' Tsague kërkon depërtimin në zonën e Dinamos, mbrojtja dinamovite e gatshme.

11' Dinamo vazhdon sulmet, Lulaj i vëmendshëm.

7' Bregu godet nga jashtë zone, topi gjen duart e Abalorës.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Elbasanit dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga