Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Kryeqyteti “mbetet” pa fitues, VAR-i anulon dy gola në Vlorë. Egnatia me 10 lojtarë i merr pikë Teutës (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kryeqyteti “mbetet” pa fitues, VAR-i anulon dy gola në
Tirana - Dinamo

Ndeshjet:  Janë mbyllur dy sfidat e tjera të javës së 9-të të Superioes. Në Vlorë dhe Rrogozhinë nuk pati fitues, me ekipet që ndajnë mes tyre nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Në sfidën Tirana – Dinamo u anuluan dy gola. VAR-i prishi festën e të dyja skuadrave, pasi fillimisht do të anulohej goli i Soler dhe më pas i Vilës për pozicione jashtë loje. Minutat e mbetura nuk do të prodhonin ndryshim të rezultati dhe në këtë mnëyrë kryeqytetit “mbetet” pa fitues.

Egnatia mori 1 pikë shumë të vlefshme ndaj Teutës në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit në këtë duel mbeten me 10 lojtarë, pasi dolën me të kuq Dulysse dhe Guma, trajneri i portierëve. Por pavarësisht avantazhit numerik në fushën e lojës, durrsakët e Edi Martinit nuk ia dolën të “çajnë” rrjetën e kampionëve. Kështu edhe Egnatia me Teutën ndajnë pikët.

TIRANA – DINAMO 0 - 0

Abissnet Superiore: Java e 9

Stadiumi: “Flamurtari”

Arbitër: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismajli, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi

DINAMO: Teqja, Zabërgja, Mandela, Vola, Bregu, Karamba, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja

LIVE:

90+10'- Mbyllet pa fitues derbi. Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët.

70'- Dinamo shënon në portën e Selmanit, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. Rezultati mbetet 0 - 0.

62'- Pas rishikimit në VAR goli nuk vlen. Rezultati mbetet 0-0.

58'- Tirana në avantazh, Soler mposht Teqjan. Goli rishikohet në VAR.

45+2'- Mbyllet 0-0 dueli në Vlorë mes Tiranës dhe Dinamos.

29'- Tirana provon të shtyjë përpara, por Prengaj nuk ka saktësinë e duhur. 

8'- Dinamo shfaqet rrezikshëm, Lorran i shkon afër golit.

1’- Shkelmohet topi i parë në Vlorë, startojnë derbi i kryeqytetit

 

 

EGNATIA – TEUTA 0 – 0

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Emanuela Rusta

Formacionet zyrtare:

EGNATIA: Dobjani, Dylis, Vuthaj, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ahmetaj, Ujka, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Beqja, Nasr, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Peposhi, Simeu, Vila. Trajner: Edi Martini

LIVE:

90+3'- Perfundon 0 - 0 dueli ne Rrogozhinë. Egantia dhe Teuta marrin nga 1 pikë.

60'- Tjetër karton i kuq për Egnatian, Taulant Guma, trajneri i portierëve.

45+1'- Mbyllet pjesa e parë, s'ka gola në Rrogozhinë.

45'- Dulysse del me karton të kuq, Egnatia mbetet me 10 lojtarë.

14’- Egnatia humbet penalltinw, Vuthaj nga 11 metra nuk mposht dot Tafas.

1’- Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia dhe Teuta kërkojnë fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga