
Vllaznia 2 – 3 Dinamo
Është mbyllur sfida Vllaznia-Dinamo në Shkodër. Vendasit kanë ngelur pa fjalë, pas një humbjeje 3-2 në ‘Loro Boriçi’.
Dinamo i ka shkaktuar ‘trauma’ shkodranëve, pasi në çdo rast në sulm blutë ishin ‘vdekjeprurës’. Dinamovitët shënuan 3 gola, 2 mjaft të bukur nga Zabërgja dhe Nani.
‘Heroi’ ishte ky i fundit, i cili shënoi dopietë. Portugezi kishte dhe rast për hat-trick po nuk ia doli dot. ‘Blutë’ parakalojnë Vllazninë pas kësaj performance mjaft kreative.
Vllaznia vetëm në fund u zgjua, me 2 gola në 3 minuta. Ilir Daja u shqetësua shumë, pasi shkodranët rihapën rezultatin.
Ilir Daja bind në stol tek ‘Nëndetësja’, ndërkohë Brdaric bëhet ‘për ujë të ftohtë’ tani në dimër.
‘Plagët’ e marra nga kjo sfidë janë të mëdha për klubin nga Shkodra që ka shumë për të korrigjuar para se të mendojë për rivalitetin me Partizanin për titull kampion.
Superiore: Java 16
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Klodian Prenga
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Bajrami, Jago, Sala, Deliu, Qato, Kahrimanoviç, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç
DINAMO: Sali, Aliji, Dita, Meksi, Lorran, Toli, Gudiabi, Karamba, Vila, Nani, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja
LIVE:
90+4'- Dinamo shkon në vend të dyt4, pasi fiton 3-2 me Vllazninë. Brdaric është ankuar në fund për disa sekonda më tepër shtesë.
90'- 4 minuta shprese për Vllazninë. O tani, o kurrë për ekipin e Brdaric që zgjohet nga hiçi.
88'- Spahija shënon të dytin. Ringjallet Vllaznia.
87'- Mehdi Çoba shënon golin e vetëm të Vllaznisë. Dodaj asistoi bukur lojtarin që nuk fali në zonë. 3-1 shifrat në Shkodër.
80'- Ilir Daja fut në lojë sulmuesin gabonez.
77'- Tjetër rast goli te skuadra e Ilir Dajës. Dinamo godet shtyllën.
70'- Karamba rrëmben topin, shkon drejt portës, aftohet dhe godet, por nuk shënon ndaj Qarrit.
60'- Yago del nga fusha, braziliani zëvendësohet nga Brdaric.
53'- Nani nuk ndalet. Portugezi shënon dopietë dhe vulos praktikisht një natë pro Dinamos.
50'- Dinamo rrezikon nga një goditje këndi.
45'- Starton përsëri sfida. Dinamo në avantazh të 2 golave.
45+2'- Mbyllen 45 minutat fillestare. Dinamo në zjarr kundër një Vllaznie të brishtë.
45'- Nani shënon nga jashtë zone 1 gol mjaft të bukur.
40'- Mbrojtësi Aliji i heq topin Kahrimanovic dhe shmang një rast fatal.
36'- Yago godet por topi ndalet në mur.
35'- Bekim Balaj fiton faull në një zonë të favorshme. Mbrojtja e Dinamos në alarm.
27'- Zabërgja shënon gol spektakolar. Dinamo feston e gjitha.
24'- Lorenco Vila godet, por gardiani i shkodranëve i vëmendshëm.
17'- Zabërgja godet shtrirazi, por topi shkon pak më tutje portës.
1’ Shkelmohet topi i parë në Shkodër.