Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani përmbys Teutën, emocione, 5 gola dhe karton i kuq, 100 minuta të jashtëzakonshme në "Niko Dovana"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani përmbys Teutën, emocione, 5 gola dhe karton i kuq,
Teuta - Partizani

Ekipi i Partizanit është rikthyer te fitorja në Superiore pas 3 javësh negative, 3 – 2 ndaj Teutës. Grupi i Oltijon Kërnajës ka marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën e “Niko Dovanës”.

Skuadra e Enkeleid Dobi kishte gjithçka në kontroll gjatë pjesës së parë me golat e Maçollit dhe Tolit. Në fraksionin e dytë të lojës, “Demat e Kuq”, gjetën guximin për të reaguar në minutën e 58 me Contreras.

Pak minuta më vonë, Zela humbi penalltinë për Teutën, e cila mund të kishte mbyllur ndeshjen, duke i dhënë shpresë rivalëve. Contreras finalizoi në minutën e 66 sërish, 2 – 2.

Mbrojtësi kolumbian, pavarësisht dy golave, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76. Megjithatë, Partizani përmbysi gjithçka me golin e Rrok Toma përmes penalltisë. Duhet thënë se ndeshja zgjati 100 minuta bashkë me shtesën.

TEUTA – PARTIZANI 2 – 3 (Maçolli 33', Toli 40'/Contreras 59', 67', Toma 86')

90+10' - Përfundon ndeshja Teuta - Partizani me rezultatin final 2 - 3. 

86' Toma përmbys rezultatin nga penalltia 

76' - Contreras ndëshkohet me karton të kuq

67' - Contreras barazon gjithçka, shpërfytyrohet mbrojtja e Teutës.

62' - Zela humb 11-metërshin për Teutën, mbetet 2 - 1 në favor të Teutës.

59' - Contreras ngushton rezultatin

46' - Fillonë pjesa e dytë 

45+2' - Mbyllet pjesa e parë, Teuta - Partizani 2 - 0. 

40' - Toli dyfishon shifrat për Teutën, Partizani pa "busull".

33' - Teuta kalon në avantazh, Maçolli zhbllokon shifrat. 

19' - Toma i shkon shumë pranë golit, por goditja e talentit përfundonë mbi tranversë.

   

1’ – Nis ndeshja në “Niko Dovana”

Superiore: Java e 11-të

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Selmani, Zogos, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Zela, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Woltai

Trajner: Enkeleid Dobi.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Isgandarli, Human, Toma, Doumbia

Trajner: Oltijon Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu