Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Një ditë JO për Skënderbeun! Show i dyshes Balaj-Mala dhe një Vllazni perfekte

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një ditë JO për Skënderbeun! Show i dyshes Balaj-Mala
 

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-4 (Bekim Balaj 24',60',90', Mala 74')

Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”.

Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës dhe madje edhe një gol më shumë duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme. Po të mos ishte për arbitrin do të kishim 4 gola nga kryesulmuesi i Shkodrës.

Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu. Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra poziitve për Thomas Brdaric dhe skuadrën veriore.

Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.

 

Superiore: Java e 21-të

Stadiumi: "Stadiumi Skënderbeu"

Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfour, Estrela, Doka, Balaj, Shaqe, Bismarck. Trajner: Ernest Gjoka.

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç. Trajner: Tomas Brdariç.

LIVE:

1'- Nis sfida në Korçë. Skënderbeu kërkon fitoren e tretë nën drejtimin e Ernest Gjokës.

12'- Liridon Balaj shkakton faull ndaj lojtarit të Vllaznisë.

23'- Akordohet penallti për Vllazninë. 

24'- Bekim Balaj shënon penalltinë. Shkodranët në avantazh. 

Goli i Bekim Balajt

36'- Kemi goditje këndi, pasi Mala bllokohet nga Dumfur. I huaj i korçarëve përpiqet sadopak të korrigjojë gabimin në rastin e penalltisë.

38'- Gurishta ia heq topin Rashicës në momentin e fundit.

39'- Bismark nuk mbërrin dot topin, në një krosim të rrezikshëm për Aron Jukajn.

Krosimi i artë për Bismark

45'- Akordohen 3 minuta shtesë. 

45'- Dëmtohet portieri i Vllaznisë, pasi shkon i pari drejt topit.

VIDEO/ Një ditë JO për Skënderbeun! Show i dyshes Balaj-Mala
Aron Jukaj

45+3'- Mbyllet pjesa e parë. Goli i Bekim Balajt vendos gjithçka në Skënderbeu-Vllaznia.

45'- Nis pjesa e dytë në Korçë. Skënderbeu tenton barazimin ndaj kuqebluve.

60'- Bekim Balaj nuk di të ndalet këtë sezon. pas dygolëshit ndaj Tiranës, vjen përsëri një dopietë për të sjellë Skënderbeu 0-2 Vllaznia.

Goli i dytë i Bekim Balajt

66'- Bekim Balaj çon shifrat në 0-3. Por anulohet goli nga Juxhin Xhaja.

Goli i tretë i Bekim Balajt i anuluar

74'- Fitoi penalltinë e ktthyer në gol nga Balaj, asistoi të dytin e bomberit dhe tashmë shënon të tretin për Vllazninë. Esat mala zbret shumë bukur topin në zonë, në kurriz të mbrojtjes dhe dërgon topin në rrjetë.

Goli i Esat Malës

90'- Sapo akordohen minutat shtesë, Balaj nuk harron dhe fundos Skënderbeun. Arrihet më në fund hat-trick nga ish-i i Kombëtares.

Goli i hat-trick i Balajt

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga