Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Kryeqyteti ngjyroset bardheblu! Fitore “jetike” në derbi, Tirana mposht Partizanin dhe rrit shpresat për mbijetesë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kryeqyteti ngjyroset bardheblu! Fitore “jetike” në
Tirana

Tirana 3 – 0 Partizani (Jarmouni 19', 41', Ernest 69')

Tirana ka triumfuar në derbi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi 3-0 në favor të bardhebluve.

Ishte dy herë Jarmouni që gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Si fillim, francezi shënoi në minutën e 20-të, ndërsa në të 41-tën dyfishoi me penallti. Po me penallti erdhi edhe goli i 3-të, por këtë herë shënoi Ernest.

Me këtë fitore, Tirana rrit bindshëm shpresat për mbijetesë duke u ngjitur në vendin e 8-të me 35 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë, 1 më shumë se Elbasani i vendit të 5-të.

Superiore: Java 33
Stadiumi: “Arena Kombëtare”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Jarmouni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi.
PARTIZANI: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsouka, Keko. Trajner: Skënder Gega.

LIVE:
69' GOL TIRANA! Shënon Ernest.

52' Ndërhyrje e gabuar ndaj Padstrelau, Smaçi merr karton të verdhë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë. Tirana 2-0 Partizani.
41' GOL TIRANA! Shënon Jarmouni.

37' Bintsouka krijon rast të mirë, por Vera bën ndërhyrje shpëtimtare.

21' Del Mintongo, Skënder Gega fut në lojë Koten.

19' GOL TIRANA! Shënon Jarmouni.

17’ Tirana shfaqet rrezikshëm në zonën e kuqe, por goditja e Soler shkon jashtë.

9' Përplaset me lojtarët kundështarë, Albers Keko dëmtohet në kokë dhe mjekohet.

1' Në lojë ngjyrat e kryqytetit, mbijetesa dhe “Final 4”, nis derbi i fundit i sezonit mes Tiranës dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga