
Elbasani 3-0 Teuta
(Dros 31', Hila 48', Kasa 78')
Superiore: Java 2
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Daniel Vrapi
Formacionet zyrtare:
Elbasani (3-5-2) - Totoshi; Lulaj, Qaqi, Mista; Lila, Dros, Hasani, Melo, Kasa; Greca, Gomes. Trajner: Roberto Bordin.
Teuta (3-5-2) – Tafas; Marku, Jazxhi, Kotobelli; Kruja, Beqja, Lloci, Arifi, A. Peposhi; E. Peposhi, Vila. Trajner: Edi Martini
LIVE:
90+3' Përfundon ndeshja.
87' Pasim parabël i Lajthise per Kasen i cili godet brenda zone, por pret portieri Tafas.
84' Elbasani pranë golit të 4-të, Hila shtron një top në zonë i cili nuk arrin të devijohet drejt rrjetës. Më pas gjuan Lajthia dhe mbrojtesi i Teutes largon sferen.
78' GOL ELBASANI! Arsen Kasa shenon sapo futet ne loje.
77' Ardit Hila humbet nje tjeter shans perballe portierit.
72' Top i kthyer nga këndorja shkon drejt Arifit i cili gjuan me të parën, por bllokohet nga turma e lojtarëve në zonë.
59' Inkursion fantastik i Lilës i cili nxjerr Hilë bosh para porte, por gjuajtja e mesfushorit shkon shumë larg kuadratit.
52' Krosim perfekt i Lilës që gjen Lleshin brenda zone, por goditja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.
48' GOL ELBASANI! Gafë e mbrojtjes së Teutës, Hila rrëmben topin dhe avancon drejt zonës ku përballë portierit, gjuan dhe shënon.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
31' GOL ELBASANI! Supergol nga Dros i cili gjuan me te paren nga distanca.
30' Kotobelli bën heroin duke shpëtuar Teuten nga goli.
29' Një krosim-goditje e Beqjas kërcënon portën e Totoshit, por mbi traversë.
26' Edon Hasani provon nga distanca, por topi shkon larg mbi traversë.
12′ Elbasani jep sinjalin e parë të rrezikshëm me Dros që provon drejt portës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.
1' Fillon ndeshja në Elbasan Arena, ekipet duan fitoren.