
Egnatia 0-0 Vllaznia
Egnatia është skuadra e dytë finaliste e “Final Four” pasi ja doli mbanë të kualifikohej në gjysmëfinale ndaj Vllaznisë. Rrogozhinasve ju mjaftonte edhe një barazim për shkak të avantazhit si vendi i parë pas përfundimit të kampionatit të rregullt dhe pikërisht Egnatia kaloi më tej pasi sfida përfundoi 0-0.
Partizani – Egnatia është finalja e madhe e 26 majit në “Final Four” ku do të vendoset titulli kampion i këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.
Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një ndeshje spektakolare. Të dyja skuadrat luftuan deri në minutën e fundit duke prodhuar raste të shumta shënimi por pa konkretizimin e duhur.
Vllaznia u shfaq e rrezikshme që në minutën e 2-të por goditja e Grudës u ndal nga portieri Sherri. Më pas ishte radha e Egnatias që regjistroi një rast të mirë shënimi me Zejnullain.
Rrogozhinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 19-të por goli u anullua nga sistemi Var. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Edhe fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm. Në të dyja portat u regjistruan raste të shumta por pa sukses dhe në fund ndeshja u mbyll 0-0.
Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Ndërsa Vllaznia do të përballet me Skënderbeun për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt në “Final Four”. Ndeshja do të luhet më datë 24 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Kategoria Superiore: Final 4 - Gjysmëfinale
Stadiumi: "Air Albania"
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Ibrahimoglu, Fernando, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova.
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Mala, Balaj, Gruda. Trajner: Thomas Brdaric.
Rastet e ndeshjes:
94' Zejnullai e merr veten, por zëvendësohet duke i lënë vendin Ahmetajt.
90' Panik te Egnatia, Zejnullai bie në tokë pa ndjenja.
78' Tifozët shkodranë tërbohen nga Fernando, braziliani u dërgon puthje.
68' Ibrahimoglu përfiton nga gabimi i shkodranëve, por goditja e tij shkon jashtë.
62' Aksion model nga Egnatia, Fernando shpërdoron 'penalltinë' në lëvizje.
53' Super pritje nga Kristi Qarri.
45+7' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1' Shans i artë për Vllazninë, Egnatian e shpëton mbrojtja dhe... fati.
20' Anullohet goli i Egnatias, prekje e topit me dorë nga Ibrahimoglu.
18' GOL! Zejnullai kalon Egnatian në avantazh.
3' Aksion model, Egnatia pranë golit me Zejnullain.
1' Starton gjysmëfinalja e dytë e "Final 4" në "Air Albania.