Teuta 0 – 1 Egnatia (Selmani 61')
Egnatia ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e fitores e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 61-të të sfidës. Ndërkohë që këtë duel, pati edhe polemika për dy gola të anuluar, një për Teutën e një për Egnatian. Ndërsa në minutën e 91-të, rrogozhinasit mbeten me 10 lojtarë pasi Aliyev mori kartonin e dytë të verdhë.
Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve dhe “blindon” kreun. Në krahun tjetër, me 25 pikë, Teuta mbetet në vendin e 5-të të renditjes.
Superiore: Java 18
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Beshiraj, Jurgens, Boçi, Përgjoni, Fadairo, Toli, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Aleksi, Ndreca, Selmani, Jaime, Kryeziu, Sota, Buriç, Gruda, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
90+6' Mbyllet 0-1 ndeshja.
90+1' Karton i kuq për Aliyev, Egnatia mbetet me 10 lojtarë.
90' GOL EGNATIA me Bakoyoko, por anulohet për "offside".
75' Te Teuta kërkojnë penallti, Kreshnik Cjapi thotë "JO".
61' GOL EGNATIA! Shënon Selmani, super asist nga Aleksi.
57' GOL TEUTA! Por Kreshnik Cjapi e anulon për offside.
55' Albano Aleksi rrezikon autogolin.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
24' Goditje e Mario Beshirajt, topi shkon jashtë.
13' Teuta tenton golin me Jazxhi, por pret Dajsinani.
1' Shkelmohet topi i parë në "Niko Dovana", nis sfida Teuta - Egnatia.
