Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Polemika për penallti, supergola dhe përmbysje! Derbi i kryeqytetit i ka të gjitha brenda, Tirana mposht Partizanin dhe e mban jashtë Final 4

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Polemika për penallti, supergola dhe përmbysje! Derbi i
Tirana - Partizani

Tirana ka fituar derbin përballë Partizanit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1.

Të kuqtë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Human që në minutën e 23-të, duke mbyllur në avantazh minimal pjesën e parë.

Mirëpo, me nisjen e pjesës së dytë Tirana tregoi një tjetër fytyrë, duke goditur disa herë portën e Pano Qirkos. Në minutën e 66-të u “thye” dhe ky i fundit, pasi Kresic barazoi shifrat me anë të një goditje me kokë.

Në minutën e 83-të pati polemika, pasi lojtari i Tiranës preku me dorë topin brenda zonës, por për gjyqtarin Florjan Lata gjithçka ishte e rregullt. Ndërkohë që në minutën e 85-të Freddy Alvarez përmbysi shifrat, duke shënuar një eurogol nga distanca.

Kështu, Tirana ngjitet në vendin e 7-të me 35 pikë, duke u qetësuar disi. Në krahun tjetër me 45 pikë, Partizani mbetet në vendin e 5-të, jashtë Final Four dhe në pritje të ndeshjes së Dinamos.

Tirana 2 – 1 Partizani (Kresic 65', Alvarez 84' / Human 23')

“Abissnet Superiore”: Java 33
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou. Trajner: Orges Shehi.
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras. Trajner: Oltijon Kërnaja.

LIVE:
90+5' Mbyllet 2-1 ndeshja. 
84' GOL TIRANA! Shënon Alvarez.

81' Prekje me dorë brenda zonës "bardheblu", te Partizani duan penallti! Arbitri Lata thotë "JO".

65' GOL TIRANA! Shënon Kresic.

61' Goditje e bukur, por Qirko bëhet i pakalueshëm.

60' Nga porta në portë, Qirko dhe Bekaj protagonistë.

54' Gabim amatoresk nga ana e Sembene, Partizanin e shpëton sërish Qirko.

49’ Super aksion nga Tirana, por Pano Qirko tregohet i vëmendshem dhe vendimtar.

46’ Nis pjesa e dytë.  
45+3' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45+2' Rast i mirë për Tiranën, Atanaskoski shpëton të kuqtë.

35' Qirko dhe Sembene s'kuptohen me njëri-tjetrin, Myslovic s'ia del të shënojë me portën bosh.

23' GOL PARTIZANI! Shënon Human.

5' Nxehen gjakrat në derbi, përplasen Ndong dhe Sidibe për shkak të një ndërhyrjeje.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu