
Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët. Ishte pikërisht Esat Mala ai që shënoi për të tijët në minutën e 19-të. Goli i Malës ishte i vetmi për pjesën e parë, me Vllazninë që mbylli në avantazh 45 minutat.
Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta u bë më kërkuese. Në minutën e 57-të të takimit, ishte egjiptiani Nasr ai që riktheu baraspeshën në këtë sfidë. Durrsakët rrezikuan dhe disa herë të tjera, por pa mundur të përmbysin.
Atëherë kur u mendua se gjithçka përfundoi, ishte Bekim Balaj që me një goditje me kokë shënoi golin e fitores për të tijët, në minutën e 95-të.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Teuta me 6 pikë të grumbulluara renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Teuta 1-2 Vllaznia (Nasr 57' / Mala 19', Balaj 95')
Superiore: Java 5
Stadiumi: Niko Dovana
Arbitër: Olsion Yzeiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta (4-3-3) - Tafas; Kruja, Jazxhi, Kotobelli, A. Peposhi; Vila, Beqja, Lloci; E. Peposhi, Preknicaj, Arifi. Trajner: E. Martini.
Vllaznia (4-3-3) - Qarri; Gurishta, Stojanovic, Juric, Yago; Krymi, Alivoda, Qato; Mala, Balaj, Delaj. Trajner: T. Brdaric.
LIVE:
57’ GOL! Teuta barazon me Nasr.
19' GOL! Vllaznia kalon në avantazh me Esat Malën.