Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajm i mirë për Brdaric, shkodranët me një “armë” më shumë ndaj Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për Brdaric, shkodranët me një
Amir Kahrimanovic

Vllaznia do të presë Bylisin për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 6-të të Superiores. Takim ky që do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e dielë në orën 17:00.

Një përballje ku shkodranët do të synojnë një tjetër fitore për të vazhduar kryesimin në Superiore, ndërsa puna për këtë duel ka nisur prej ditësh. Thomas Brdaric po zhvillon stërvitje intensive të ekipin në mënyrë që të gjithë të jenë në gjendjen e tyre optimale.

Para kësaj sfide ka lajme të mira për timonierin e kuqebluve. Amir Kahrimanovic i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe ka nisur stëvitjen. Mesfushori ka lënë prapa dëmtimin dhe tashmë do të jetë një “armë” plus për Brdaric për sfidën e radhës. Kujtojmë se kroati ende nuk ka mundur të debutojë me Vllaznisë për shkak të dëmtimit, i cili e mbajti larg fushës së blertë në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga