Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Laçi zgjedhja e duhur për mua”, Kurti pas barazimit me Bylisin: Tashmë fokusi tek Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
“Laçi zgjedhja e duhur për mua”, Kurti pas barazimit me
Arlind Kurti

Bylis dhe Laçi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me rezultatin 0-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur mbrojtësi i Laçit, Arlind Kurti, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

“Pozicionimi im natyral është mbrojtës i djathtë, por do të luaj ku ka nevojë ekipi. Me këtë formacion ndihem mirë në treshen e mbrojtjes, pak djathtas. Tani kemi grumbullimin me Kombëtaren U21 për miqësoret me Greqinë dhe Luksemburgun, fokusi është aty.

Kur kam ardhur në fillim kam pasur vështirësi me ritmin e ekipit. Tani jam stabilizuar dhe ndihem mirë, sikur kam besim te vetja. Duhet të jap akoma më shumë që edhe unë të shkoj edhe më lart.

Laçi? Është zgjedhja e duhur, kam pasur oferta shumë. Kjo ishte një nga ofertat më të mira, ishte vetë presidenti që ma ofroi dhe më foli live. Laçi ka nxjerrë shumë lojtarë të mirë dhe u ka dhënë mundësinë. Dua t’i falenderoj për këtë mundësi të dhënë.

Vazhdimësi? Ka qenë ndeshja me Vllazninë që jam ulur në stol, për arsye taktike të trajnerit. Unë jam gati kudo që të luaj. Ndihem mirë në krahun e djathtë, me Tresën, Mjakin dhe Manellarin kuptohemi mirë”, tha Kurti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga