
Gjergji Kote
Gjergji Kote ishte një nga të grumbulluarit nga Alban Bushi për duelet miqësore me Greqinë dhe Luksenburgun. Futbollisti i Partizanit më pas u detyrua të “braktisë” kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi.
Një dëmtim që e mori që në sfidën me Teutën, ku lojtari u zëvendësua nga Arbër Abilaliaj. Por duket se shqetësimet muskulare vazhduan edhe në ditët në vazhdim dhe kjo tashmë ka shqetësuar stafin e “Demave”.
Por nga sa mësohet, lotjari nuk ka ndonjë dëmtim serioz, por ka lodhje fizike. Kjo kërkon që Kote të mungojë vetëm 1 javë dhe më pas pritet rikthimi në stërvitje me kryeqytetasit.
Poll