Partizani ka fituar takimin miqësor të ditës së sotme përballë Kukësit. Ndeshja është luajtur në stadiumin e “Demave” dhe ka përfunduar me shifrat 2-0, në favor të kryeqytetasve.
Trajneri serb Veselinoviç ka freskuar të gjithë njëmbëdhjetshen e titullarëve me përjashtim të Taipit dhe Bytyçit, të cilët janë provuar dhe në këtë sfidë. Pjesa e parë foli vetëm për Partizanin kundrejt ish-ekipit të Superiores sezonin e kaluar. “Të kuqtë” e mbyllën 45 minutshin e parë 1-0 me golin e Pilotos në minutën e 11-të.
Në pjesën e dytë ka qenë Mba ai që është zhbllokuar duke arrit të shënojë në të 66-tën. Kukësi është dukur dukshëm inferior ndaj “furisë” së kuqe dhe kjo është rezultuar edhe në formën e shfaqur në Kategorinë e Parë.
Partizani del fitimtar në miqësore, ashtu si Laçi, ndërkohë vetëm Vllaznia ka ndierë humbjen nga ekipet e Superiores ditën e sotme.