Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi beson te mrekullia, verilindorët 5 'beteja' për misionin mbijetesë

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi beson te mrekullia, verilindorët 5 'beteja' për
Kukësi

Humbja me Tiranën ishte shumë e vështirë për Kukësin, me verilindorët që goditën 2 herë traversën si dhe iu mohua një penallti në “Air Albania”. Një humbje që ‘dhemb” për ekipin e Bledar Devollit dhe kjo pa shkak ky i fundit ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes.

Mbijetesë është bërë nëj mision i vështirë, por në Kukës nuk dorëzohen as lojtarët dhe as timonieri gjirokastrit. Kampionati ka dhe 5 javë për të përfunduar , me Kukësin që ndodhet në vendin e fundit me 26 pikë.

Janë plot 15 pikë ende në lojë dhe në Kukës besojnë te “mrekullia” përderisa matematika ua lejon diçka të tillë. 5 finale drejt fundit për skuadrën e Devollit, me kalendarin që po gjithashtu është shumë i vështirë.

Javën e ardhshëm Kukësi do të presë Skënderbeun në “Kukës Arena” për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 32-të. Pas korçarëve sërish verilindorët do të luajnë në shtëpi, këtë herë presin rivalin direkt për mbijetesën, Teutën.

Më pas do të udhëtojnë në Rrogozhinë për të sfiduar Erzenin, sërish një rival direkt për mbijetesën, ndërsa në kuadër të javës së 35-të presin në “Kukës Arena” skuadrën e Partizanit. Këtë sezon të Superiores, Kukësi e mbyll në transfertë, teksa do të sfidojnë Laçin. Ndeshje këto që Devolli kerkon t’iu marrë maksimumin për të tentuar deri në fund te mbijetesë. Tashmë në Kukës janë të vetëdijshëm se kanë 5 beteja drejt fundit për të kompletuar qëndrimin në Superiore.

Kukësi beson te mrekullia, verilindorët 5 'beteja' për
Ndeshjet e Kukësit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga