
Partizani siç dihet prej ditësh ka nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri. Skënder Gega vazhdon me numrin e reduktuar të futbollistëve stërvitjen, ndërsa pret që skuadra t’i plotësohet gjatë javëve në vazhdim.
Por ka lajme të mira për tropojanin. Archange Bintsouka, i cili ishte thuajse i larguar ka ndryshuar mendim. Sulmuesi duket shumë afër rinovimit me “Demat”, të cilët siç dihet i ka refuzuar disa herë.
Por tashmë ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe klubi po bë edhe përpjekjet e fundit për ta mbajtur në ekip. Sigurisht se detajet e kontratës do të përmirësohen ndjeshëm për liderin e ekipit dhe nga sa mësohet paraprakisht është arritur një akord.
Gjithsesi palët po diksutojnë detajet e fundit mes tyre dhe pritet që shumë shpejt të ketë edhe një reagim nga palët për të ardhmen e 22-vjeçarit. Kongolezi është bërë pjesë e të kuqve në verën e vitit 2022 dhe në sezonin që u mbyll ka luajtur në 45 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar edhe 5 asiste.