
Elbasani – Teuta është një nga ndeshjet e ditës së sotme që do të luhet në orën 17:00 dhe që është e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Duel ky që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Duel ky që vë përballë dy ekipe që ndodhen në mesin e tabelës së klasifikimit. Në fakt vetëm 2 pikë i ndan ekipe mes tyre, me verhdeblutë që ndodhen në vendin e 5-të me 25 pikë, ndërsa durrsakët i ndjekin me 23 pikë.
Për këtë takim janë mësuar edhe arbitrat e sfidës. Kështu FSHF i ka besuar sfidën Olsion Yzeirajt. Ky i fundit do të ndihmohet nga Ani Koçiaj dhe Feliks Kolleshi.
Arbitër i 4-të do të jetë Ditmir Grimci, ndërsa VAR-i i është besuar Albert Dodës dhe në AVAR do të jetë Indrit Myrtja.
ARBITRT E NDESHJES:
ELBASANI - TEUTA
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj
Asistent 1: Ani Koçiaj
Asistent 2: Feliks Kolleshi
Arbitër i 4: Ditmir Grimci
Var: Albert Doda
Avar: Indrit Myrtja