
Vllaznia mori një fitore te rëndësishme ndaj Bylisit, me shkodranët që triumfuan 2-0 ndaj ballshiotëve. Në këtë përballje klubi mbylli tribunën e “Vllaznit Ultras”. Një veprim i tillë ka shkaktuar edhe “irritimin’ e tifozëve, të cilën e kanë ngritur si problem.
Për këtë ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beçi. Ky i fundit ka theksuar se bashkia e Shkodrës është në bisedime me klubin e Vllaznisë për të zgjidhur këtë ngërç. Ndër të tjera ka shkruar se Vllaznia pa tifozë humbet dinjitetin e një shekulli.
“Tifozët janë zemra e Vllaznisë. ❤️????
Bashkia Shkodër po ndjek nga afër shqetësimin e ngritur nga tifozeria “Ultras” e Vllaznisë që nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia - Bylis në tribunën e tyre nga KF Vllaznia, që bën edhe menaxhimin e ndeshjeve të ekipit.
Bashkia Shkodër, me tagrin që i jep ligji, por edhe përballë ndjeshmërisë ndaj tifozerisë shkodrane që ka qënë përherë shembull dhe motiv për ekipin, është në kontakt me klubin për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Vllaznia pa tifozët humbet dinjitetin dhe atë çfarë përfaqëson prej një shekulli.
Jemi pranë tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë për t’u dhënë atë çfarë ata kërkojnë për ngjyrat kuqeblu. ❤️????”, ka shkruar Benet Beci.
View this post on Instagram