Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Elbasanin në shtëpinë e tyre. Një sfidë e cila ishte shumë e luftuar, por në fund skuadrat ndanë nga 1 pikë.
Pas këtij barazimi ka folur Francesco Moriero. Timonieri i bardhezinjve nuk është aspak i kënaqur me rezultatin. Ndër të tjera theksoi se ekipi i tij meritonte fitoren për atë që dha në fushën e lojës.
“Jeni i kënaqur me barazimin? Ndeshje e luftuar nga të dyja anët. Një ndeshje me intensitet të lartë. Ishim të zotët që kaluam në avantazh. Portieri ishte fantastik dhe na priti penalltinë. Kishim raste për të shënuar golin tjetër. Taktikisht ndeshja u luajt mirë nga të dyja ekipet, ne bëmë gjithçka për të fituar. Duartrokitjet e tifozëve në tregojnë se kemi bërë mirë.
Nuk është në filozofinë tonë për të ruajtur rezultatin. Luajmë gjithmonë për të fituar. Kishim përballë një skuadër të plagosur. Çunat luajtën mirë dhe kanë shumë kualitet. Normal si rezultat doja të fitojë, por ndeshja përfundoi 1-1 dhe duhet të pranojmë rezultatin. Jemi skuadra më e re në Superiore dhe nuk duhet ta harrojmë këtë.
Është normale që gjatë sfidës të ketë episode. Pas golit u tërhoqëm , ne kemi luajtur me 2 sulmues. Për mua ka shkuar mirë. Ajo çfarë ekipi ka qenë më parë nuk më intereson, ajo që unë shikoj tani do të shikoj çfarë çunat bëjnë në stërvitje. Ne zbresin në fushë vetëm për rezultat pozitiv”, përfundoi italiani.