
Skënderbeu – Tirana është ndeshja tjetër e ditës së sotme që do të mbyllë kështu javën e 30-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në Korçë duke nisur që nga ora 18:00.
Një duel mjaft interesant që vë përballë dy ekipet që synojnë rikthimin te fitorja në kampinat, ndërsa 3 pikët janë shumë të rëndësishme për një vend në “Final – Four”. Aktualisht vetmë 1 pikë i ndan dy ekipet mes tyre, me korçarët që kanë grumbulluar 40 pikë dhe ndodhen në vendin e 5-të, ndërsa bardheblutë kanë 39 pikë dhe mbajnë vendin e 6-të.
Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve, teksa pritet të jetë mjaft emocionues si në fushë edhe në shkallët e stadiumit. Pavarësisht kësaj statistikat flasin në gjuhën e badhebluve. Në 10 përballjet e fundit mes tyre Skënderbeu ka arritur të fitojë vetëm 1 ndeshje, ndërsa kryeqytetasit kanë triumfuar në 6 sfida. Ndërkohë 3 takime të tjera kanë përfunduar në barazim.
Kujtojmë se në 3 ndeshjet e këtij sezoni, secila prej ekipeve kanë arritur nga 1 fitore, ndërsa takimi i fazës së dytë mes tyre ka përfunduar në barazim.