Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi shumë gjëra brenda...”, Gvozdenovic ‘fair-play’: Falënderoj Egnatian, u treguan korrektë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi shumë gjëra brenda...”, Gvozdenovic
Ivan Gvozdenovic

Elbasani dhe Egnatia u përballën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve. Pas këtij dueli, ka folur trajneri i fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Sot kishim besim. Edhe pas Vorës kishim besim, edhe pse ishte e vështirë për ne. Sot ishte ndeshje shumë e fortë dhe e bukur. Dua të falënderoj ekipin e Egnatias, korrekte, lojë e bukur dhe e hapur. Nga fillimi deri në minutën e fundit, ata s’bënë asnjë rast për gol. Ne ishim shumë të fortë në fazën mbrojtëse. Jam i kënaqur me pikët. E dyta, kemi shumë gjëra brenda, kemi kohë për rikuperim lojtarësh. Do punojmë për gjërat që nuk ishin mirë, kjo është pozitive gjatë kësaj kohe.

Egnatia ëshë e fortë, edhe ne nuk rrezikuam në pjesën e parë, por iu afruam golit. Diallo dhe Lajthia ishin në avantazh për shpejtësi, të dy janë lojtarë të shpejtë. Do të hiqnim Ndrecën nga pozicioni dhe do të nxirrnim Diallo 1 kundër 1 me Xhemajlin. Ndryshova krahët me kalimin e kohës dhe donim të kapnim duelet, do të rrinimin në mes dhe më pas të sulmonim.

Ishin dy mundësi, Musta ose Lulaj në krahun e djathtë, Lila mungonte për kartonë. Nga fillimi ishte ideja Lajthia në krahun e djathtë. Por s’kishim alternativë tjetër. Unë mendova për Lajthinë në mbrojtje, pasi është i shpejtë dhe ishte fizikisht gati.

Egnatia ka shumë cilësi brenda skuadrës. Ata e ndërtojnë lojën nga mbrapa shumë mirë, Dajsinani sihte shumë mirë me topin. Ne donim të luanim 1 kundër 1. Ata luanin me topa të gjatë nga portieri të sulmuesi dhe më pas hapësira për Albanese dhe Selmani. Do prisnim, të fitonim topin e dytë dhe të sulmonim shumë shpejt”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu