
Dinamo është një nga skuadrat aktive në merkato, e cila pa shumë zhurmë po përforcon ekipin për sezonin e ri. “Blutë” deri më tani kanë bërë 3 afrime dhe një sulmues do të jetë afrimi i 4-të i tyre n gjatë kësaj periudhe.
Eridon Qardaku do të jetë lojtari më i ri i “Nëndetëses” që do të vedshë fanellën e dinamovitëve në sezonin e ri. Sulmuesi mbylli aventurën e tij te Vora, ku në 31 ndeshje ia doli të shënonte 11 gola.
Drejtuesit e Dinamos dhe lojtari kanë arritur akordin mes tyre, madje paët janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 2-vjeçare. Shumë shpejt 23-vjeçari pritet të firmosë me Dinamon dhe të bëhet pjesë e ekipit në përgatitjet për sezonin e ri.
Sulmuesi shkodran ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa ka mabjtur veshur në Superiore fanellën e Bylisit. Qardaku pas aventurës 1 vjeçare te Vora në Kategorinë e Parë është tashmë gati për t’u rikthyer në Superiore, ku do të synojë të jetë protagonist me fanellën e Dinamos.
