Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka shënuar 11 gola në këtë sezon, Skënderbeu kërkon sulmuesin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Ka shënuar 11 gola në këtë sezon, Skënderbeu
Skenderbeu

Skënderbeu ka nisu të lëvizë në merkato. Një nga repartet ku korçarët kërkojnë doemos përforcime është sulmi.

Pikërisht për këtë repart, kanë gjetur sulmuesin e dëshiruar në Kategorinë e Parë. Eridon Qardaku pëlqehet nga drejtuesit, të cilët po mendojnë për transferimin e tij në Korçë.

23-vjeçari ishte një nga protagonistët e Kategorisë së parë, i cili me skuadrën e Vorës ia ka dalë të shënojë 11 gola në 31 ndeshje. Shkodrani  do të ishtë një vlerë e shtuar për Ivan Gvozdenovic në sezonin e ri.

Qardaku është një njohës i mirë i Superiore, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Bylisit në elitë. Gjithashtu shkodrani ka luajtur edhe me Shqipërisë U-21.

Ka shënuar 11 gola në këtë sezon, Skënderbeu
Eridon Qardaku

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga