
Vora
Sulmuesi i klubit të Vorës, Patrik Bardhi ka një ditë të veçantë sot. Sot sulmuesi feston ditëlindjen dhe mbush 27-vjeç, ku mesazhi i klubit kampion të Kategorisë së Parë nuk ka munguar.
“Patrik Bardhi feston sot ditëlindjen e tij të 27-të. Klubi i Vorës i uron Patrikut edhe 100 vite të lumtura dhe të suksesshme në karrierën e tij futbollistike dhe me fanellën e ekipit tonë”, shkruan klubi “blu”.
Sulmuesi 27-vjeçar u transferua vitin e kaluar tek Vora, duke mbyllur bashkëpunimin me Dinamon. Këtë sezon me fanellën e vorakëve, Bardhi ka regjistruar 20 paraqitje në Kategorinë e Parë duke shënuar vetëm një gol.