
Aristidi Kolaj
Egnatia është shumë afër transferimit të Aristidi Kolaj. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij te Sorrento në Itali, teksa kartoni i tij zotërohet nga Pescara.
Sipas shtypit të shkruar i ka dhënë “Po” kalimit në Superiore. 25-vjeçari luan si sulmues dhe në këtë mënyrë rrogozhinasit bëjnë “top” repartin e avancuar.
Kolaj në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kombëtares U-21, ku ka luajtur në 8 ndeshje. Kolaj do të shtojë alternativat në repartin e sulmit dhe për sezonin e ri do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje.
Poll