Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitore për "Final 4" dhe statistika, Skënderbeu kërkon baraspeshë totale përballë Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore për "Final 4" dhe statistika, Skënderbeu kërkon
Skenderbeu

Skënderbeu do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ditën e shtunë, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje me histori mes këtyre dy skuadrave, por që më shumë flet në favor të Teutës. E shkuara ‘tremb’ korçarët, por megjithatë diferenca nuk është e madhe.

Në 48 ndeshje të zhvilluara mes njëra-tjetrës në Superiore , Teuta ka triumfuar në 17 raste, 15 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa skuadra e Skënderbeut ka fituar 16 sfida. Pra në rast se ekipi i Gvozdenovic do të triumfonte të shtunën, historia do të ishte në baraspeshë totale.

Kujtojmë që objektivat e këtyre ekipeve janë të ndryshme, pasi Skënderbeu është në vendin e 5-të dhe synon “Final Four”, ndërsa Teuta ende gjendet në zonën e ftohtë të renditjes duke luftuar për mbijetesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga