
Vllaznia po ruan një rendiment të mirë në Superiore dhe kjo e ka një arsye. Faktori fushë ka qenë dominant në edicionin e mirë që kuqeblutë po zhvillojnë.
Bekim Balaj sigurisht është një armë shumë e fortë që po udhëheq sulmin e shkodranëve, mirëpo dhe stadiumi “Loro Boriçi” ka qenë një ogur i mirë këtë sezon. Impianti i veriorëve është kthyer në një fortesë të vërtetë për ekipin e Brdaric.
Vllaznia numëron 21 pikë nga 30 të mundhsme në shtëpi. Konkretisht, skuadra e ish-it të Kombëtares Balaj numëron 6 fitore si vendas. Suksesi më i thellë është ai 3-1 ndaj Egnatias. Në Shkodër, mikpritësit po ashtu kanë 2 baarzime, të dyja ndaj ekipeve të kryeqyteit si Partizani dhe Tirana.
Të gjitha këto shifra flasin për një “armë” tepër të fortë të ekipit të presidentit Xhaferi. Vetëm Dinamo ia ka dalë të marrë piëkt e plota nga transferta në qytetin verior dhe kjo falë një super paraqitje në fitoren spektakolare 2-3 të para disa javëve.