
Egnatia-Laci, duel nga sezoni i kaluar
Egnatia ka dy ndeshje rresht në kampionat që nuk fiton. Kampionët do të udhëtojnë nesër në Laç për të sfiduar vendasit në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Takim ky që do të luhet në orën 14:00.
Kurbinasit janë një “koçkë” e fortë në shtëpinë e tyre dhe të tillë priten edhe ndaj rrogozhinasve. Por nëse shikojmë statistikat e përballjeve direkte mes tyre do të vërejmë se bardhezinjtë nuk dinë të fitojnë ndaj kampionëve.
Kjo pasi në 10 duelet e fundit mes tyre, Egnatia ia ka dalë të fitojë 8 prej tyre, ndërsa vetëm 2 takime kanë përfunduar në barazim. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka mundur të shënojë 16 gola, ndërsa kurbinasit e Francesco Morieros kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm 5 herë.
Poll