
Elbasani arriti të triumfojë ndaj Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0 në javën e parë të Superiore. Në përfundimin e takimit, trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.
Sot jemi shumë të kënaqur, ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Jam i kënaqur me lojtarët, treguan cilësi, mund t’i them bravo çunave. Pasi i fundit nuk ishte i saktë, të themi të drejtën goli erdhi nga presioni i lartë dhe nga një gabim i Flamurtarit. Ishim pranë golit të dytë ose të tretë, por pasi i fundit nuk ishte dhe nuk sulmuam mirë pranë portës.
Nuk jam i kënaqur me këtë gjë dhe jam pak nervoz. Jemi skuadër e pjekur dhe nuk duhet të kemi frikë në minutat e fundit. Ndoshta edhe java e parë ishte fillimi për ne. Pjesën e parë ishim shumë mirë, Trashi ka shumë forcë dhe eksperiencë në krahun e majtë. Objektivi është gjithmonë larg, Europa, “Final Four”, Kupa të gjitha. Ne do provojmë, kampionati është i gjatë dhe është vetëm java e parë, kemi edhe 35 javë të shohim më pas si do shkojë”, u shpreh Gvozdenovic.